Një grup studentësh dhe të rinjsh nga Miloti, janë nisur mëngjesin e sotëm në këmbë për t’iu bashkuar protestës së studentëve para Kryeministrisë, protestë e cila sot është në ditën e saj të 10-të.
Nën thirrjet, “S’kemi frikë nga bora, s’kemi frikë nga shiu, jemi çuna të fortë çuna nga veriu”, si dhe ‘studentët do fitojnë’, grupi i të rinjve ka mbërritur në Tiranë, përkatësisht në zonën e laprakës, dhe për das minuta pritet tu bashkohet studentëve para Kryeministrisë.
Lajmi është bërë i ditur nga aktivisti Gentian Mark Gjonaj në rrjetet sociale.
Video:
Diskutime rreth kësaj post