Ishte nisur nga Shqipëria me kanoe dhe u gjet e vdekur në Greqi pas disa orë kërkimesh.
Një turiste 52-vjeçare nga Zvicra ishte nisur nga Porto Palermo së bashku me një 62-vjeçar për të shkuar drejt bregdetit të Borshit me kanoe.
Por, rryma e fortë u ndryshoi atyre drejtimin dhe u shpallën të humbur për disa orë. Autoritetet shqiptare vunë në dijeni edhe policinë kufitare greke duke u kërkuar ndihmë për gjetjen e turistëve. Në kërkime u angazhuan edhe grekët, të cilët pas disa orësh gjetën pranë Korfuzit 62-vjeçarin në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa, gruaja 52-vjeçare u gjet e pavetëdijshme dhe u dërgua në spitalin e Korfuzit, ku dhe u shpall e vdekur. Për kërkimin e dy turistëve u angazhuan tre anije kërkimi që patrullonin në ujërat pranë ishullit të Korfuzit dhe në ujërat shqiptare, si dhe një helikopter. Pavarësisht kërkimeve intensive, fatkeqësisht 52-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.
Diskutime rreth kësaj post