Që prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri ka pasur një numër relativisht të lartë pas lëkundjesh. Sipas Institutit të Gjeoshkencave vetëm në 48 orët e fundit ka pasur 18 tërmete, ku më i fortë ka qenë ai i pasdites së djeshme me një magnitudë 4.2 Ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti i rënë pasditen e djeshme rreth orës 17:22 kishte një thellësi 6 kilometra në tokë dhe epiqendër mes Hamallajt (Durrës) dhe Fushë-Krujës.
Tronditjet e tij u ndjenë në pjesën më të madhe të Shqipërisë së Mesme.
Diskutime rreth kësaj post