Adoleshenti nga Saranda që ngiste Benzin e babait pa patentë ka pretenduar para hetuesve se nuk është fajtor për aksidentin fatal, ku humbën jetën dy turistët italianë. Ekspertët në vendin e ngjarjes konstatuan se makina e Rrakut ka devijuar korsine, duke u përplasur me motorin e turistëve, por ai pretendon të kundërtën.
Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit adoleshenti ka deklaruar:
“Isha në kahun tim të lëvizjes nga Saranda drejt Ksamilit, kur tek hidrovori erdhi një motor dhe u përplas në xhamin e makinës. Ata mbanin shihe birre në duar. Kam shtypur frenat dhe më pas nuk mbaj mend sepse nga përplasja humba kontrollin. Nuk jam fajtor sepse isha në korsinë time”.-
Pyetjes së hetuesve se si ke përfunduar në korsinë e kundërt, Rraku është përgjigjur se “nuk e mbaj mend sepse pas përplasjes humba kontrollin e makinës”. 17-vjecari nga qyteti i Sarandes, E. Rraku drejtonte makinën Mercedes Benz me 200 kuaj fuqi, pa patentë, por edhe për këtë e ka një justifikim.
“Çelësat i kam marrë në shtëpi pa leje dhe shkova ne një restorant te Sarandes. Pas darkës u nisa me makinën e babait për në Ksamil, për të përcjellë shokun në shtëpinë e tij”.- tha ai.
Të njëjtës dëshmi në polici i ka qëndruar dhe shoku i tij, 16-vjecari që gjendej pasagjer në makinë.
Ekspertet e Rrugores deri më tani kane nxjerr fajtor 17-vjecarin, i cili pritet të njihet nesër në gjykatë me akuzat shkelje e rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen dhe drejtimin e mjetit pa patentë. Aksidenti u shënua te enjten, në orën 03:00 në aksin Sarandë-Ksamil në vendin e njohur si hodrovori. Në kthesë, 17-vjecari ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë dhe ka përfunduar në sensin e kundër të lëvizjes, duke u përplasur ballë për balle me motorin Honda. Si pasojë e goditjes së fortë, dy të rinjtë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano , 32 vjeç, humbën jetën në vend. Ata po ktheheshin me motor nga një lokal në Ksamil, pasi Tizzano kishte festuar ditëlindjen.
Diskutime rreth kësaj post