Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi iu merret para qytetarëve që parkonin mjetet në hapësirat e përcaktuara nga Bashkia.
Në këto hapësira lejohet që të parkohet pa asnjë pagesë, mirëpo 42-vjeçari A.Ç., u merrte para qytetarëve në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post