Aktorja e njohur turke, Meltem Miraloglu i habiti të gjithë kur një muaj më parë u martua në fshehtësi të plotë me një miliarder amerikan 80-vjeçar. Edhe pse fillimisht u mundua që lidhjen e saj të dashurisë me një burrë 48 vite më të madh se veten ta mbante larg syve të publikut, mediat turke publikuan lajmin shoqëruar me disa foto të çiftit që bënë xhiron e rrjetit.
Pas kësaj aktorja pranoi se thashethemet ishin të vërteta dhe vendosi të flasë hapur në një intervistë për mediat vendase ku ndër të tjera tha se ajo dhe bashkëshorti do të bëjnë një fëmijë me fertilizim in vitro.
Por duket se Meltem është penduar, pasi vetëm një muaj pas kurorëzimit të dashurisë, çifti po shkon drejt ndarjes. “Dua të shpëtoj”, është raportuar të ketë thënë aktorja duke qarë, dhe duke kërkuar të kthehet menjëherë në Turqi.
Çfarë iu ka bërë të gjithëve përshtypje është fakti se Meltem u bë e famshme tetë vite më parë me rolin e një vajze të re që martohej me një të moshuar në serialin “Jeta vazhdon”. Sipas ndjekësve roli i ka parashikuar asaj edhe të ardhmen./Opinion
Diskutime rreth kësaj post