Prej disa ditësh po përflitet për largimin e aktorit Rezart Veleshnja nga spektakli ‘Shiko kush Luan’. Madje u përfol se mes tij dhe moderatores Luana Vjollca ka pasur një debat që ka vazhduar me largimin e aktorit nga roli i kapitenit në emisionin argëtues.
Sot Veleshnja ka reaguar me anë të postimeve në “Instastory”, duke u shprehur se nuk ka asgjë të vërtetë këtu. Ai tregon se arsyeja që është larguar është koha, pasi ka qenë i zënë.
Në një postim tjetër, Rezi ka publikuar një portret të Luanës duke treguar se mes tyre gjërat shkojnë shumë mirë. Kujtojmë se vendin e Rezit në “Shiko kush luan” e zuri Irgen Çela i njohur ndryshe si ‘Xhoda’.
Diskutime rreth kësaj post