Pas lajmeve për largimin e Flori Agalliut nga “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, erdhi shpejt konfirmimi i vetë moderatorit në DWM. Edhe pse vetë Flori nuk rrëfeu publikisht asnjë konflikt që e detyroi të hiqte dorë, tha se shumë shpejt ai do të angazhohet në një ekran të ri: “Po, është e vërtetë që jam larguar. Kam dhënë dorëheqjen. Por kam filluar që tani dy projekte të tjera në televizionin Ora News.”
Po kush do ta zëvendësojë Florin te programi “Në shtëpinë tonë”? Një Flori tjetër… Gjini! Neës31 ka mësuar se programi “Në shtëpinë tonë” do të ndryshojë rrenjësisht, autore e të cilit do të jetë Olsa Muhameti, aktualisht autore e “E diell” në Top Channel.
Sipas po të njejtit burim, prezantuesi i ri është gjetur shpejt. Flori Gjini është një moderator i cili aktualisht ka një rubrikë në “E diell”, “Escape”, por gjatë verës ka qenë i angazhuar edhe te “Pushime on Top”, së bashku me Ori Nebiajn për dy vjet radhazi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post