Presidenti afgan i dëbuar Ashraf Ghani ka konfirmuar të mërkurën mbrëma se ndodhej në Emiratet e Bashkuara Arabe, por shtoi se është në konsultime për t’u kthyer në Afganistan.
Ghani tha në një transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook, se ajo që ndodhi për 25 vite në Afganistan nuk do të përsëritet.
“Ajo që ndodhi 25 vjet më parë në Afganistan do të ndodhte përsëri. Ishte diçka që duhej shmangur, një zhvillim i turpshëm si ai. Dinjiteti i Afganistanit ishte i rëndësishëm për mua, dhe kjo duhej të sigurohej, kështu që më duhej të largohesha nga Afganistani…, në mënyrë që të sigurohesha që të parandalohej një fatkeqësi e madhe. Kur bëhet fjalë për udhëheqjen politike të talebanëve, ishte një dështim nga ana e tyre dhe një dështim nga ana jonë që negociatat çuan në asgjë, procesi i paqes duhet të çojë në përfundimin e luftës.
Aktualisht jam në Emiratet e Bashkuara Arabe në mënyrë që të shmangen fatkeqësitë. Unë jam në konsultim me të tjerët derisa të (mund) të kthehem në mënyrë që të mund të vazhdoj përpjekjet e mia për drejtësi për afganët.”
Kujtojmë se ambasadori afgan në Taxhikistan e ka akuzuar ish-presidentin Ghani se u largua nga vendi me disa çanta në të cilat kishte 169 milionë dollarë amerikanë.
Diskutime rreth kësaj post