Pak muaj më parë, Kejvina Kthella, u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje modelja realizoi një set fotografik me fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha dhe të gjithë menduan se arsyeja e largimit të Kejvinës nga Shqipëria ishte për të zhvilluar karrierën e saj në modeling.
Mirëpo në një video live në Instagram, teksa po bisedonte me doktorin e VIP-ave, Skerdin, Kejvina zbuloi se në Amerikë, po bën një kurs aktrimi dhe mesa duket shumë shpejt do e shohim një aktore të mirëfilltë.
“Në fakt erdha këtu se po bëja një kurs aktrimi dhe pastaj ngela këtej. Zgjat tetë javë dhe është intensiv. Çdo ditë nisim në orën 9 dhe mbarojmë në orën 6”, – tha Kejvina.
Më pas duke folur për rolet në filmat e Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella nuk ka nguruar të hedh ‘thumbin’ e saj: “Mua Ermali s’më mori tek filmi, prandaj erdha këtu, të bëhem aktore e mirë…”
Diskutime rreth kësaj post