Nada Daullja, nënkryetarja e PD Vlorë ka zbuluar sot një fakt interesant për vizitën e kryeministrit Rama në qyetet.
“Që sot do të vinte eDrama në Vlorë, këtë vlonjatët e mësuan që në orët e para të ditës, kur filluan të lahen e fshihen rrugët kryesore, të ujiten lulet, të vendosin kokoret punëtorët e firmës “Fusha” e “Arifi”, të veshin uniformat punonjësit e shendetësisë në Vlorë“, tha ajo.
Sipas znj. Daullja, mjeke në profesion, “kulmi arriti në spitalin rajonal të Vlorës, Aty ku drejton njeriu që ai e publikoi në rrjetin e vet social si një ndër 100 nëpunësit e korruptuar në Shqipëri! Njeriu, që e hoqi nga puna pikërisht për këtë shkak, por që e riktheu përsëri duke shkaktuar një zemërim e revoltë tek i gjithë stafi i spitalit”.
Deklarata:
Partia Demokratike e Vlorës denoncon publikisht farsën e radhës, ku sot, eDrama pa pikën e turpit doli përsëri krah me krah me këtë njeri, që vetë ai e publikoi të korruptuar dhe e detyroi të largohet nga drejtimi. Vetëm ata të dy e dinë arsyen e rikthimit në punë të drejtueses aktuale!
Shfaqja e transmetuar live nga eDrama nuk është e vërteta e spitalit të Vlorës.
E vërteta e dhimbshme janë dhjetra pacient që presin të marrin ndihmën e parë dhe kujdesin shëndetësor.
Për PD e Vlorës dhe opinionin publik, është e turpshme që stafi mjekësor, që i shërben gjithë qytetit, të majtë e të djathtë, vendoset në shërbim të Edi Ramës dhe propagandës së tij.
Për më tepër pa asnjë mase mbrojtëse, Edi Rama shëtit në korridoret e spitalit duke e shndërruar atë në skenën e radhës për propagandën e tij.
Kush do të shoh të vërtetën, të vije në spital dhe të shoh si mungojnë mjetet spitalore, ilaçet, stafi mjekësor dhe lindjet në shtepinë e lindjes, këto të fundit dhe për turpin dhe papergjeshmerinë e drejtueses me profesion gjinekologe.
Sa për drejtuesen e spitalit, punonjëset aty nuk janë ankuar se vetëm bërtet, por edhe që e ka kthyer spitalin në pronë të vetën, duke abuzuar me çdo gjë!
Kjo Nuk është Vlora dhe Shqipëria që duam!
Vlora, Shqipëria, qoftë edhe Spitali i Rajonal i Vlorës, Janë në emergjencë, Përtej fasadës dhe propagandës së eDramës!
Kur eDrama të iki nga Vlora, qyteti do t’i rikthet rrumpallës, Drejtuesja të bërtiturave, punonjësit pa uniforma e kokore e rruget plot balte e pluhur!
Diskutime rreth kësaj post