Prokuroria e Përmetit ka apeluar vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për botuesin Henri Çili, i cili u la i lirë nga Gjykata pak ditë më parë, pasi ishte arr etuar në operacionin “Mezhgorani”.
Ky vendim është apeluar ditën e sotme në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës.
Në përfundim të gjykimit, pasi liroi Henri Çilin, gjykata shpalli moskopetencën e saj për këtë çështje, duke ia kaluar dosjen GJKKO.
Botuesi Henri Çili u la i lirë me masën ‘Detyrim paraqitje’, pasi u ak uzua se do të ndikonte në lirimin e vëllezërve Aliko, që kishin vr arë një efektiv të RENEA-s në Lazarat.
Çili sëbashku me 37 persona të tjerë, përfshi kunatin e tij Gazmir Ajdini dhe biznesmenin Sait Fishta, u arr estuan në operacionin ‘Mezhgorani’, pas përgjimeve të policisë.
Ditën e sotme Henri Çili ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka mohuar çdo ak uzë të ngritur ndaj tij, ndërsa u shpreh se arr estimi i tij ishte bërë në shkelje të procedurave ligjore, pasi ata nuk kishin rre zikshmëri për t’u larguar nga vendi.
Diskutime rreth kësaj post