Luiza Gega ka hyrë në historinë e sportit shqiptar, duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike të Tokios. Ajo doli e pesta në garën me pengesa për baterinë e saj, duke siguruar automatikisht finalen, e cila do të zhvillohet më datë 4 gusht.
Rezultati i jashtëzakonshëm është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një statusi në rrjete sociale, përgëzon sportisten.
“Respekt Kampione! Luiza Gega e para shqiptare në histori që kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike ”, shkruan Rama.
Kujtojmë se në Tokio mirë ka bërë dhe peshëngritësi Briken Calja. Ai është renditur i 4-i në botë, duke qëndruar vetëm 1 kg larg medaljes Olimpike.
Diskutime rreth kësaj post