Duket se dyshja Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë ruajtur raporte të mira pas ndarjes por ende nuk dihet nëse ka diçka më shumë se thjesht një marrëdhënies e mirë e një çifti të divorcuar.
Dyshimet kanë lindur pas një mesazhi që Roberti i përcolli mbrëmë Norës përmes një videoje në emisionin e Arbana Osmanit, ku këngëtarja ishte e ftuar për të surprizuar një të moshuar.
Në mesazhin e tij ai i ka deklaruar Norës publikisht se ajo dhe vajza që kanë së bashku Rene do të jenë gjithmonë rruga e jetës së tij.
“Pavarësisht se kënga ime e fundit tregon se ajo nuk është më pjesë e rrugës time, dua të them publikisht që ti Nora dhe Rene do të jeni gjithmonë rruga e jetës sime!”, – ka thënë Roberti.
Diskutime rreth kësaj post