Saimir Tahiri ishte sot në Kuvend dhe pas seancës dha një deklaratë të fortë jashtë sallës kur i pyetur nga gazetarët nëse mbrohet nga Rama, tha se “nuk ka asnjë bir nëne dhe asnjë bir k**ve që ta pengojë për drejtësinë”.
Kjo deklaratë nga përfaqësues të opozitës u interpretua si mesazh kërcënues për kryeministrin Rama, i cili ka përdorur vite më parë të njëjtën shprehje kur ishte kryetar i Bashkisë Tiranë.
Por pas kësaj deklarate ka ardhur edhe përgjigja e kryeministrit Rama lidhur me këto interpretime.
Ai ka deklaruar në emisionin “Real Story” se nuk ka asnjë që t’i bëjë presion, as në shqip dhe as në gjuhë të huaj, duke nënkuptuar me këtë partnerët ndërkombëtarë.
“Përsa i përket presioneve, mua në shqip apo në gjuhë të huaj nuk më bën do njeri! A ka individ dashamirës ose jo dashamirës që janë të interesuar t’i kuptojnë më shumë për këto cështje, patjetër që ka… patjetër që ka patur interesim, sepse e gjithë balta dhe i gjithë mizerabiliteti është përcjellë andej, dhe natyrisht njerëzit andej nuk gdhihen me Shqipërinë, nuk kanë kohë të hyjnë në analizë për të gjetur të vërtetën”, deklaroi Rama.
Ai tha më tej se prokuroria ka kërkuar arrestimin e Tahirit në shkelje të plotë të ligjit. Sipas Ramës, gjithçka është bërë pa pasur asnjë provë.
“Saimir Tahiri është kërkuar të arrestohet dy ditë pasi ka dalë një publikim i përgjimeve të dy personave, të dy përfaqësues të llumit të shoqërisë… prokuroria ka kërkuar arrestimin në shkelje të plotë të kushtetutës dhe në shkelje të ligjit mbi të cilin funksionon kuvendi.
Këta i thonë këtyre andej që këta nuk heqin imunitetin, ndërkohë që imuniteti për hetimin është hequr që në vitin 2012. Por me një kusht, që të kenë një provë të vetme kur shkojnë në komisionin e mandateve”, vijoi kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post