Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i ka dalë në mbrojtje këngëtarit Arkimed Lushaj i cili u kap duke konsumuar lëndë narkotike dhe me një sasi pluhur të bardhë të dyshuar si kokainë.
Boçi i ka dalë në mbrojtje këngëngëtarit i njohur ndryshe me emrin e artit “Stresi” duke nënvizuar se kjo është një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama ndaj tij pasi e ka kritikuar publikisht.
Demokrati, në mbrojtjen që i bën personit të ndaluar, shton se shefi i qeverisë e ka personale me reperin pasi nuk do që ky i fundit t’i rrënojë imazhin tek rinia.
Ndërkohë, nga ana tjetër vetë Lushaj ka pranuar që ishte duke konsumuar lëndë narkotike dhe se drogën e kishte për konsumim vetjak.
“Stresi i Ramës quhet STRESI
Jo në një rast këngëtari i njohur e ka sfiduar Ramën.
Njëherë me arratisje. Shpesh me deklarata thumbuese e të drejpërdrejta.
Rama e di mirë që ato ndikojnë shumë në rrënimin e figurës së tij tek rinia.
Prandaj nuk është fare i qetë për këtë.
Megjithëse Rama ka bërë shpesh ndaj Stresit “të padëgjuarin”, atë hakmarrësin e vogël që i gëlon në shpirt e ka aktivizuar gjithmonë dhe stresi i është shtuar.
I akuzoi të atin vetëm para pak ditësh, në kazanët e tij, se ishte organizator në protestën e Kukësit dhe tani godet vetë këngëtarin.
Angazhoi forcat speciale, agjentët, policinë, sejmenët e soj e sorollop, m.q.s Stresi siç e ka pranuar dhe vetë si artist që është, e bënte ndonjë vizë me raste festash, vetëm e vetëm ta arrestonte.
Unë habitem si nuk organizon po kaq forca me kap ato që e fusin kokainën në Shqipëri dhe që e shpërndajnë.
Sa për përdoruesit, nuk po bëj moralistin, nuk jam dakort me atë çka ato bëjnë.
Por ama përdoruesi më zyrtar në vendin tonë që dihet dhe botërisht është vetë kryeministri.
Por ky nuk ndalohet e arrestohet nga “policët”.
Ky nderohet!????
Po e them këtë që mos më akuzojnë pastaj për moskallzim krimi, siç ja bënë dhe Stresit”, shkruan Boçi në rrjetin social Facebook
Diskutime rreth kësaj post