Mediat italiane kanë njoftuar arrestimin e këngëtarit “Krijl Flxy” para koncertit të tij, akuzuar për posedim të lëndëve narkotike.
“Krijel Flexy” është emri i artit i këngëtarit Engjell Krifa me origjinë shqiptare, i cili është mjaft i njohur për muzikën rep që bën nga adoleshentët në Itali.
21 vjeçari ishte duke hipur në makinë, teksa është ndaluar nga autoritetet.
Nga ajo që mësohet nga burime të mirë-informuara, reperi kishte me vete katër gram marijuanë dhe pastaj një tjetër qese me 42 gram dhe madje 36 gram hashash.
Pra gjykatësit ai ka pranuar se është konsumator i lëndëve narkotike dhe se e kishte tepruar me sasinë e blerë.
I riu është gjykuar tashmë dhe është dënuar me pesë muaj dhe 20 ditë burgim.
Diskutime rreth kësaj post