Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur të pavlefshëm mandatin e deputetit Shkëlqim Selami, i dalë nga listat e LSI dhe të Dashamir Tahirit, i dalë nga listat e PDIU.
Sipas procedurave ligjore, dy deputetët do të zëvendësohen nga emrat që vijnë në radhë nga listat partiake.
Në listat e LSI-së, në qarkun e Vlorës ku Selami doli fitues, pas tij rezulton të jetë Flamur Çelaj, i cili aktualisht mban postin e drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil. Por, Çelaj mund të leshoje vendin Katina Gogas, e cila është e 3-ta në listën e kandidateve per deputetë të LSI në Qarkun e Vlorës, për shkak se ligji parashikon më shumë përparësi për gjininë femërore.
Ndersa, deputeti Dashamir Tahiri, i zgjedhur në Qarkun e Vlorës nga listat e PDIU, do ti lërë mandatin e deputetit Edmond Zejnos.
Do të jetë Kuvendi i Shqipërisë që do të përcaktojë edhe zëvendësuesit e deputetëve Tahiri dhe Selami, të cilët nuk deklaruan të dhënat në formularin e vetëdeklarimit.
Megjithatë, 2 deputetët mund të ankimojnë vendimin e KQZ në Gjykatën Administrative, e cila do të vendosë përfundimisht për fatet e mandateve të tyre
Diskutime rreth kësaj post