Pesë makina janë djegur në një garazh në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (26 shkurt) në zonën e Ujit të Ftohtë. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Lidhur me rastin ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shprehet se kjo ngjarje ishte punë e mafias së drogës për të larë hesapet.
“Narkomafia shteterore e Vlores shenoi sonte nje rekord te ri.
Miq, sonte ne Vlore mafia e droges lau hesapet dhe mbolli terrorin e saj mbi popullaten duke djegur pese makina.
Ajo festoi per gjysem denimin e Eskobarit nga Ediskobari. Ne qytet u gjeten fletushka me fjalet: Faleminderit deputeti ynë qe shpetove Pabllon tone.
Zjarrvenesit hoqen maskat, veshen uniformat dhe u kthyen ne drejtim te paditur ne radhet e narkopolicise! sb”, shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post