Ish-kryeministri Sali Berisha, nga një takim që po mban me demokratët e Vlorës e ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha si tradhtar.
Berisha u shpreh se në dallim nga parashikimet PD nuk u shpërbë, por në kohë rekord u ngritën si opozitë e vërtetë.
Deklarata e Berishës:
“U gjetën të tradhtuar nga një njeri që do të hyjë në histori si politikani më i papërgjegjshëm. Megjithëkëtë sot ne kemi rastin të ndjehemi krenar sepse nëqoftëse hedhim një sy në hartën politike të Evropës ish komuniste forcat politike si e jona janë arkivuar në histori. Mirëpo, ne mbijetuam. Me gjithë këtë ecuri në 25 prill ishin sëbashku 620 mijë shqiptarë. Ishim sëbashku 620 mijë shqiptarë, një forcë politike madhore. Nga këta 620 mijë vetëm 19% prej tyre i besonin kryetarit të PD.
Në vend që në 26 prill të mbushte sheshet për të mos pranuar sistemin e patronazhistëve, këto njeriu që shpalli masakrën elektorale do shndërrohej në tradhtarin absolut të demokratëve shqiptarë. U mor me manipulimin e votës së tij për të garantuar karrigen. Përsëri në dallim nga parashikimet se ne mund të shuheshim, shkriheshim, jemi në këmbë dhe ne arritëm me idealet tonë të shënojmë një vit të errët dhe ta mbyllim në një vit shprese për shqiptarët. Në kohë rekord ngritëm PD si opozitë të vërtetë. Dhe kjo jo se e them unë, por kjo faktohet nga të gjitha studimet të cilat treguan nga një rënie katastrofave në shtator, sot PD është ngritur mbi nivelin e prillit 2021. Sot PD është bërë shembull për shqiptarët”, deklaroi Berisha.
Diskutime rreth kësaj post