Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një njoftim zyrtar ku bën me dije se në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e pajetë të 9-vjeçares, e cila u gjet në lumin Buna nga një peshkatar i zonës.
“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Diskutime rreth kësaj post