Në kanalin zyrtar të RTSH-së në Youtube, nuk është e shfaqur asnjë nga këngët pjesëmarrëse në garën për Eurovizion. Lista e plotë me këngët e të gjithë konkurrentëve të “Festivalit të Këngës”, që u publikua që prej datës 9 dhjetor,është tashmë e fshirë nga kanali i RTSH-së në YouTube.
Por të kontaktuar nga Anabel magazine, RTSH ka deklaruar se arsyeja e fshirjes së këngëve ka ardhur si pasojë e një problemi teknik. Sipas tyre kjo situatë do të jetë e përkohshme dhe e gjithë lista e këngëve do të shfaqet sërish në playlist, pasi problemi të zgjidhet.
Pak ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.
Diskutime rreth kësaj post