Ditën e djeshme modelja dhe moderatorja e njohur shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë të një djali.
Çifti i njohur tashmë po shijon ndjesinë e mrekullueshme e të qenit prind, por lindja e Almedës nuk kishte qenë dhe aq e thjeshtë.
Këtë gjë e bëri të ditur për mediet, vetë aktori i njohur turk gjatë një prononcimi, ku u shpreh se lindja kishte zgjatur 12 orë dhe se ishte ndjerë shumë i frikësuar.
“Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur. Lindja zgjati shumë. Kam hyrë në sallë, por nuk e kisha menduar kaq të vështirë. E përgëzoj bashkëshorten time. Lindja normale nuk qenka aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje Almedës. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi. Unë jam një njeri që qaj me vështirësi, por edhe gurët pëlcasin. Para se të lindte (Efehanit) i thosha ‘të dua shumë’, tani i them “bir, më frikësove”,-ka thënë Tolga.
Megjithëse ende një foshnje, aktori ka zbuluar edhe se kujt i ngjan djali i vogël.
“Të gjithë që e shikojnë thonë se më ngjan shumë. Tek pjesa e gojës i ngjan nënës, por pjesa sipër është kopje e imja. Edhe Almeda sa e mori në dorë ‘është kopja jote’ më tha. Do të shpërndajmë edhe foto së shpejti”,-u shpreh aktori turk.
Diskutime rreth kësaj post