Emërimi si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese e ka detyruar gjyqtarin Përparim Kalo që të heqë dorë nga rrjetet sociale.
Lajmin e bën vetë Kalo në një psotim në llogrinë e tij në facebook, që mesa duket do të jetë edhe postimi i tij i fundit për sa kohë të jetë në “Kushtetuese”.
Ai ka falendferuar të gjithë miqtë e tij për komunikimin që kanë patur ndër vite, ndërsa shton se tashmë do t’i dedikohet tërësisht funksionit të tij public.
Postimi i Përparim Kalos:
“Te dashur miq,
Se pari, ju uroj gezuar vitin e ri dhe, se dyti, ju falenderoj per komunikimin qe kemi patur bashke nder vite. Prej jush kam mesuar shume gjera, kam marre lajme te gezuara, te hidhura, urime, ftesa, fotografi, video dhe artikuj e mendime qe me kane sherbyer per te zgjeruar njohurite ne fusha te ndryshme.
Sot po ju shkruaj per tju njoftuar se, per shkak te emerimit tim Gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese me dekret te Presidentit te Republikes me date 23 dhjetor 2020 me duhet te largohem nga rrjetet sociale per tju dedikuar teresisht ketij funksioni te larte publik.
Edhe njehere ju falenderoj per kenaqesine qe me keni dhene permes komunikimit tuaj!
Miqesisht,, ka shkruar Perparim Kalo.
Diskutime rreth kësaj post