Xhonatan Islami, është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP”, falë biletës së fatit, që ishte vajtje-ardhje, ku në nominim përballë Efit, Luizit dhe Armaldos, Xhoni ishte konkurrenti më pak i preferuar nga publiku, duke u eliminuar nga gara për çmimin e madh.
Por, pasi hapi biletën, ai rikthehet sërish në lojë dhe konkurrim përballë banorëve të tjerë.
Javën e kaluar, “Vëllai i Madh” nxorri automatikisht në nominim Xhonin, si dënim për shkeljen e një ndër rregullave kryesore të programit.
Sapo u bë pjesë e shtëpisë.
Ai i dha Oltës informacione nga jashtë, duke ndikuar në lojën e saj.
Banorët e mësuan sonte gjatë spektaklit se në nominim ishte dhe Xhoni, pasi “Vëllai i Madh” i kërkoi atij ta mbante sekret.
Diskutime rreth kësaj post