Mbrëmjen e djeshme një 23 vjeçar shqiptar është vrarë në mes të qytetit të Barit.
Sipas mediave vendase ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin ‘Abbazia’ në Corato, ndërsa ka pasur edhe shumë dëshmitarë që panë krimin.
Viktima është Victorian Picaku dhe se ngjarja ka ndodhur në një shesh të mbipopulluar në Corato të Barit.
Mësohet se dy persona me motor i kanë shkuar pas shpine të riut shqiptar duke e qëlluar për vdekje.
Ambulanca arriti menjëherë në vendngjarje, por 23-vjeçari nuk ka mbijetuar nga plagët e rënda në kokë.
Policia ka nisur hetimet për incidentin. Plumbat qëlluan 23-vjeçarin në kokë dhe mushkëri.
Policia ka shpallur në kërkim vrasësit me motor ‘Scoter’./Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post