Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se 3 persona të armatosur kanë sulmuar shtëpinë e Elton Çiços, të riut që u vra në një atentat në zonën e ish-bllokut në Tiranë, para më shumë se 1 viti. Më saktësisht ai u qëllua me disa plumba në 1 maj 2016, pranë ish-stadiumit ‘Dinamo’.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme. Burimet thanë se janë dëgjuar të shtëna me armë gjatë natës, ndërsa personat duket se nuk kanë mundur të futen në banesë.
Shtëpia e Çiços është në Tepelenë, ndërsa aty ai ka prindërit.
Nuk është hera e parë që shtëpia e Elton Çiços sulmohet. Më parë disa persona kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë dhunuar prindërit.
Diskutime rreth kësaj post