Detaje të reja dalin në pah nga vrasja e 57-vjeçarit, Gjokë Gurra dhe djalit të tij Eduart në Dukagjin. Mësohet se Gjokë ka punuar si efektiv i policisë së Shkodrës deri në vitin 2008 kur edhe është larguar nga policia.
Ai ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër së bashku me të birin, punë të cilën e bënin prej 15 vitesh.
Babë e bir kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur, teksa disa persona ta armatosur i qëlluan me armë zjarri, duke i lënë të vdekur.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje dhe priten më shumë detaje.
Diskutime rreth kësaj post