Pas gati 3 vitesh që kur dorëzoi detyrën e ish-Kreut të Policisë së Shtetit, është rishfaqur në publik Artan Didi.
Ai është fiksuar në fotografi krah Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë takimeve zyrtare që ky i fundit po zhvillon këto ditë në Uashington ku është takuar me zyrtarë të lartë të FBI e DEA-s.
Kujtojmë se Didi dha dorëheqjen nga Drejtor i Policisë më 31 mars të 2015-ës, dhe fill pas kësaj u emërua oficer kontakti i Policisë së Shtetit në ambasadën tonë në Uashington.
Në atë kohë, dorëheqja e Didit erdhi pas skandalit të fshehjes së urdhër- arrestit belg për ish-deputetin Mark Frroku.
Ndërkohë që mediat aluduan edhe për një konflikt mes tij dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post