Në Nëntor 2023, emisioni investigativ “Stop” nw Tv Klan transmetoi denoncimin e një prindi, vajza 3 vjeçare e të cilit, u dhunua brenda kopshtit privat “Stinët”, në rrugën “Kushtrimi i lirisë”.
Ngjarja ndodhi në 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë e vogla pësoi frakturë në këmbë. “Stop” transmetoi pamje filmike që tregonin se për shkak të dhunës, vajza u dëmtua. Ngjarja bëri shumë bujë e shkaktoi tërmet në institucione e opinionin publik.
Emisioni “Stop”, datë 9 Nëntor 2023
Sot “Stop” ka treguar gjendjen e vajzës, e cila ndjek seancat e rehabilitimit në klinikën Jica, në rrugën “Mujo Ulqinaku” në kryeqytet.
Maria Jica, fizioterapiste, tregon se është duke zhvilluar seancat me vogëlushen dhe ecuria e saj është e mirë. Duhet ende punë, por rruga është e mbarë, pasi përmirësimi i vogëlushes, është i dukshëm.
Maria Jica: Vajza nga heqja e allçisë është paraqitur tek klinika jonë në datë 13 Janar. Nga grafia, rezulton që kocka e femurit ishte ngjitur plotësisht. Ne vumë re që tek goca, muskujt nuk janë akoma të fortë për të përballuar aktivitet fizik të vajzës. Jemi në proces rehabilitimi prej 2 javësh. Vajza ka arritur një rikuperim pothuajse të mirë dhe do të vazhdojmë deri në rikuperimin e plotë kur vajza të bëjë çdolloj aktiviteti fizik. Vajza ka reaguar goxha mirë gjatë seancave, si nga ana motorike, ashtu dhe nga ana emocionale.” tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post