Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio vëllai i Julian Dedës, Mario. Mario tregoi më shumë se si po i duket deri më tani loja e Julit.
Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme në spektakël u diskutua treshja Romeo-Heidi-Juli që duket se nuk i kanë aspak mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Si e shikon të gjithën këtë Mario?
Mendoj që u demaskua loja “sikur jemi të ndarë” e çiftit. Romeo dhe Heidi kanë një raport të mirë pavarësisht se kanë luhatje sentimentale, është pak e ngatërruar por ata të dy e shohin këtë opsion si as nën mëngë edhe për lojën. Është një element që heq një barrë, shton vëmendje, shtohet audienca. Juli me të drejtë si lojtar duke e parë pak më ftohtë këtë gjë është marrë me të dy, është normale që edhe ngacmon.
Si po i duket deri më tani Marios loja e Julit?
Besoj se Juli është shumë i ekuilibruar, matet mirë kur merr përsipër të bëjë një skenë lojë apo një diskutim. Ai i llogarit më mirë se ne që e shohim jashtë, ka mendje goxha të kthjellët. Nuk e prisja sepse kam vite që nuk jetoj me të, tani po jam duke jetuar me të.(qesh) Nuk e kam ditur që numëron kaq shumë, po më befason ose e kam unë problemin se jam vëllai i vogël dhe ma mbyll kollaj gojën duke më drejtuar gishtin e duke më thënë ‘pusho’.(qesh)
Nëse do e kishte përballë Julin, çfarë do e këshillonte Mario?
Nuk mendoj se ai ka nevojë për këshilla, besoj se ai di gjëra më shumë se ne që jemi jashtë. Thjesht do i thoja që ti e di më mirë se ne dhe mbi të gjitha do i jepja kurajo në mënyrat më të forta të mundshme.
Diskutime rreth kësaj post