Deputetja e Parlamentit Evropian që raporton për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar në lidhje me zhvendosjen e Sunny Hillit nga Prishtina në Tiranë.
Cramon tha se qeveria duhet të sigurohet se Sunny Hill të mbahet në Prishitnë.
Lidhur me lajmin, Cramon tha se është e zhgënjyer dhe se zhvendosja është gabim strategjik.
“U zhgënjeva kur mora vesh se festivali Sunny Hill nuk do të mbahet në Prishtinë këtë verë. Është gabim strategjik sepse i afron njerëzit dhe promovon rininë e Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet të sigurohet që Sunny Hill të mbahet në Prishtinë, dhe shpresoj se do të kthehet” – ka thënë Cramon.
Diskutime rreth kësaj post