Mikesha e gruas shqiptare, që vdiq tragjikisht mbrëmjen e së premtes në Greqi, pasi u masakrua teksa po pastronte makinerinë e mishit në dyqanin ku punonte, ka folur për mediat greke duke thënë se familja e së ndjerës është në shok, ndërsa dy fëmijët e saj kanë nevojë për mbështetje psikologjike.
“Të premten në orën 21:00 e kanë thirrur për të shkuar në punë. Lubiana nuk shkonte kurrë natën në dyqan, e pastronte dyqanin në mesditë, ishte hera e parë që e merrnin kaq vonë. Zakonisht shkonte me vajzën e saj në punë. Dje teksa Lubiana po pastronte në kuzhinë, vajza e saj ndodhej në një zonë tjetër të dyqanit, dëgjoi britma, vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë situatë.
Nëna e saj, dy fëmijët dhe katër vëllezërit e motrat po përpiqen të kuptojnë se si ndodhi aksidenti. Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18 dhe djalin 10-vjeç, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. Lubiana punonte së bashku me vajzën e saj nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.
Vajza e saj, e cila është 18-vjeçe, është dërguar në spitalin e Messolongut në gjendje shoku”, tha për mediat greke një mikeshë e familjes.