Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas sulmeve të shumta që iu adresuan pas takimit të Mini-Shengenit në Tiranë, ku nuk mori pjesë Kosova. Në “Facebook”, Rama shprehet përmes një postimi të gjatë se për Serbinë është më mirë që Kosova të mos ulet në tryezë e jo të marrë pjesë në takime.
Ai ka deklaruar se është mësuar me sharje dhe ofendime pas çdo veprimi që bën, por shton se nuk ka aspak ndërmend të tërhiqet. Sipas Ramës, i gjithë takimi ka arritur një gjë të madhe: hapjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi nga ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili, i cili e quan Ramën tradhtar që shiti Kosovën.
Vasili shkruan:
“Edhe tradhtar,edhe Esadist edhe shume i lodhur ky kryeministri pazarxhi i Shqiperise.
Edhe per Krishtlindje do degjojme shtërzimet e fikura te kesaj mushke shterpe politike?
Qe ketu e deri ne Amerike tradhtar eshte dhe tradhtar do te mbetet dhe kete ” merite” ai e ka fituar vertet me “merite” se e shiti Kosoven si askush ne keto 2000 vjet.
Kete “merite” te tradhetarit as ja merr dhe as ja do njeri,ta mbaje dhe do ta mbaje gjithe jetën”.
Diskutime rreth kësaj post