Mbrëmja e djeshme ishte një natë shumë emocionuese përsa i përket përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision. Jonida Maliqi ka shkëlqyer në skenë duke dhuruar një performancë e cila e kualifikoi “Ktheju Tokës” për në natën finale. Ajo do të përformojë të shtunën e dyta në rënditje dhe të gjithë do të kenë mundësi të votojnë në kodin 02.
Jonida vetëm pak minuta më parë ka ndarë me të gjithë emocionet e natës së mbrëmshe duke i falenderuar të gjithë ata që e mbështetën. Ajo tashmë e konsideron si fitore kalimin në finale dhe shkruan se votat e publikut nuk e ndalën fluturimin e shqiponjës.
“Shqiponja prek qiellin, syte dhe kembet rikthen gjithmone ne toke!! Nuk kam heshtur asnje moment ne kete rrugetim, edhe kur degjoja ne kor fansat europiane qe kendonin shqip #Kthejutokes, edhe kur me nisnin nga Tirana lajme nga me te çuditshmet! Une bera dje ate per te cilen marre fryme, per te cilen edhe erdha ne kete skene:Kendova!! Jam emocionuar si kurre me pare me 3 minutat e mia dhe te Shqiperise, akoma me shume kur degjova: Albania!🇦🇱 Po jetoj endrren time, mbeshtetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjes!! Jemi ne finale, por tashme une mendoj se kemi fituar, jo vetem me kualifikimin por edhe me njeri-tjetrin! U beme bashke si kurre me pare dhe une per kete ju jam pafund mirenjohese!!! Ju dua shume, shihemi ne finale❤❤ “- përfundon Jonida.
Tashmë të gjithë sytë për në finale dhe të mbështesim ashtu siç kemi bërë deri tani, Jonida Maliqin dhe “Ktheju Tokës” me kodin 02.
Diskutime rreth kësaj post