Në spektaklin e kaluar, nga një televotim i cili u hap për pak minuta për të preferuarin, me shumicë votash Luizi dhe Efi dolën të preferuar.
Sipas Bledit, Luizi u bë xheloz për Efin kur u përmend emri i saj si e preferuar. Ai shtoi se Luizi është cinik dhe se nuk dëshiron që të shohë njeri të ngre kokë për të luajtur, apo për të qenë i fortë.
Duke biseduar me Nitën, Bledi tha se shumë persona Luizi i ka marrë në qafë dhe se ka nxjerrë jashtë shtëpisë njerëz që shoqërohej gjithë kohën.
Për dy javë, dolën 7 persona u shpreh Bledi, njerëz këta që ishin krah Luizit.
Diskutime rreth kësaj post