Moderatorja shumë e dashur për publikun Eni Vasili është bërë sot nënë për herë të parë duke sjellë në jetë dy vajza binjake. Lajmi u bë i ditur për “Prive” dhe gjendja shëndetësore e Enit dhe binjakeve është e mirë. Më herët, moderatorja ka zbuluar edhe emrat e dy vogëlusheve.
“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, është shprehur Eni.
Eni nuk e ka mbajtur të fshehtë shtatzaninë gjatë këtyre muajve duke postuar edhe foto me barkun e rrumbullakosur. Gjithashtu moderatorja ka qenë mjaft aktive edhe në televizion duke qenë prezente në studion e “Open” çdo javë.
Diskutime rreth kësaj post