Moderatorja e njohur e sportit, Vilma Masha, njoftoi se është bërë nënë për herë të parë. Pak ditë më parë ajo ndau lajmin e bukur në rrjete sociale, duke publikuar foto me dorën e vogëlushes.
“Sot në mëngjes, zoti më bekoi me një engjëll të vogël. Drita e saj më ndriçoi fort shpirtin”, shkruante Vilma në foto.
Moderatorja vendosi të mos e tregojë emrin e vajzës, megjithatë komentuesit ia nxorrën sekretin brenda ditës.Ata zbuluan se emri i vajzës së Vilmës është Sea dhe në një intervistë për revistën “Who”, moderatorja ka treguar kuptimin e veçantë.
“Vajza quhet Sea, që do të thotë det, ujë, tjetër dimension, i pastër, i rrjedhshëm. Plus emër që nuk mund të shkurtohet, pasi ne e kemi zakon që i shkurtojmë emrat. Emrin e pamë te dy, na pëlqeu dhe bashkëshorti insistoi më shumë. Lexuam dhe emra të tjerë por mbetëm te Sea”, u shpreh Vilma.
Diskutime rreth kësaj post