I ftuar tek “Rudina” pasditen e sotme ishte moderatori i njohur Meriton Mjekiqi i cili drejton një program showbizi në Kosovë. Meritoni dy vite më parë u komentua shumë në media për faktin se u bë baba në një moshë shumë të re, vetëm 21 vjeç. Moderatori tregoi tek “Rudina” se ai dhe nëna e djalit të tij, janë ndarë, por kanë respekt ndaj njëri-tjetrit.
“S’kemi bërë asnjëherë martesë me Egestën. Në fakt si djalë i ri, që dashurohet, ditët e rinisë tonë. Jam njohur dhe kemi patur një lidhje të gjatë, si rrjedhë e dashurisë tonë ka ardhur edhe virtyti jonë më i bukur në jetë Loari. Ka vazhduar, një kohë kemi qenë bashkë, por kështu, tani Loari qëndron me mamin e tij”
“Jo s’jemi bashkë. Egesta jeton me Loarin në Austri, e ka të drejtën e djalit, normal si çdo nënë për ta mbajtur, ndërsa unë jetoj në Prishtinë. Kohë pas kohe, mundohem të udhëtoj dhe të jem pranë Loarit normal. Raportet tona për djalin janë të mira, s’kemi diçka që na pengon në këtë mes, jemi të lumtur që e kemi pjesë tonën. Dhe kështu vazhdon jeta. E respektoj shumë. Egesta i kushtohet shumë Loarit, i përkushtohet çdo moment, i qëndron pranë”, tregoi Meritoni.
Diskutime rreth kësaj post