Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallë së parë për mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të Shkodër. Apeli ka vendosur masen detyrim paraqitje për ish drejtorin e spitalit Përparim Çela, ish drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi.
Kardio-kirurgu i njohur që la Amerikën për të punuar në Shkodër, Luan Dragusha është totalisht i lirë pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie.
Po ashtu janë lënë të lira edhe katër punonjeset e administratës së spitalit. I vetmi që vazhdon të jetë në kërkim është mjeku Edi Smajlaj i cili sipas burimeve pritet që shumë shpejt të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Mjekët u akuzuan fillimisht nga prokuroria për disa abuzime lidhur me stendat tek koronarografia por më pas gjykata i la të lirë mjekët dhe infermierët, vendim të cilin e dha edhe gjykata e apelit në Shkodër. Sipas Prokurorise mjeket kishin porositur më shumë stenda se sa i duheshin spitalit, duke demtuar buxhetin e Ministrise se Shendetesise.
Diskutime rreth kësaj post