Flet për herë të parë, pas një muaji nga ngjarja, këngëtari shqiptar Dëfrim Dervishi, i njohur me emrin e artit si Defri.
I njohur si një nga bashkëpunëtorët në muzikë me Silva Gunbardhin dhe këngëtarë të tjerë, Defri u arrestua një në Itali për trafik droge.
Në një intervistë për “Panorama Plus”, këngëtari tregon si e përjetoi fillimisht momentin e arrestimit dhe më pas periudhën në qeli, deri në sqarimin e keqkuptimit.
“Në fillim, kur më arrestuan, e mora me sportivitet. Po tallesha me shokët dhe po qeshnim se siç ndodh në të gjithë botën të marrin për verifikim dhe pastaj të lëshojnë. Por kur unë lexova dosjen, të them të drejtën, u shokova se s’po kuptoja çfarë po ndodhte dhe për çfarë bëhej fjalë.
Unë dhe familja ime kemi punuar gjithë jetën me ndershmëri, duke qenë se jemi marrë me ndërtim dhe kemi 20 vite në Itali që bëjmë këtë punë. Kur u vërtetua e gjitha, që ne nuk kishim të bënim me këtë histori, por ishte një keqkuptim i disa takimeve të mia me persona të gabuar, drejtësia italiane e kuptoi si qëndronte e vërteta dhe normal që dolëm të pafajshëm siç është e vërteta”, u shpreh Defri, i cili kujton edhe periudhën në qelinë e burgut.
“Më mirë të mos i kujtoj. Unë s’kam pasur kurrë të tilla probleme në jetën time dhe normal që deri ditën kur dola, e përjetova shumë keq. Më keq akoma kur e di që po akuzohesh kot dhe në kohën që isha brenda mendoja për familjen dhe shumë projekte që kam në muzikë. E kështu, mezi prisja ditën që të dilja nga aty ku isha”, u shpreh këngëtari.
Diskutime rreth kësaj post