Fredi Beleri, kandidat i koalicionit të Berishës e Metës për bashkinë e Himarës, i cili u arrestua një ditë më parë për blerje votash, pritet që të dalë sot para gjykatës në Vlorë.
Prokuroria e Vlorës ka kërkuar ‘arrest me burg’ për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se dy të arrestuarit nuk janë ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Panderi Kokoveshi, është shtruar mbrëmë në QSUT, ndërsa Fredi Beleri, ka kërkuar të mjekohet duke pretenduar se është sëmurë.
Burime thonë se e pranishme, do të jetë edhe ambasadorja greke në vendin tonë Konstantina Kamitsi.
Diskutime rreth kësaj post