Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest shtëpie” për juristen e bashkisë së Lushnjes Blerta Turku. Mësohet se kërkesa për ndryshimin e masës është bërë nga prokurorja e çështjes.
Ky vendim sipas avokatit, mbrojtës së juristes, Andi Hasanaj, vërteton pretendimet se klientja e tij nuk ka kryer asnjë vepër penale, por ka zbatuar ligjin.
“Masa e sigurisë së arrestit me burg, u zëvendësua me arrestin e shtëpisë. Këto janë një hap vërtetimit të pretendimeve tona që shtetësia Blerta Turku nuk ka shkelur ligjin, e vetëm ka zbatuar detyrën e nuk ka konsumuar asnjë vepër penale”, – u shpreh avokati.
Blerta Turku u arrestua pas përgjimeve të SPAK, ku implikohej ish-kryetari Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe një sërë zyrtarësh të tjerë për “shpërdorim detyre” dhe favorizim në lëshimin e tenderave.
Në qeli vijon të qëndrojë kryebashkiaku Tushe, pavarësisht kërkesave të këtij të fundit për lirim.
Diskutime rreth kësaj post