Edicioni i dytë i “Big Brother Vip Kosova” ka pasur mjaft tension nga personazhet dhe nuk kanë munguar herë pas here edhe debatet e ashpra mes banorëve. Jo rrallëherë është dashur ndërhyrja e produksionit, edhe duke i penalizuar personazhet, që situata të qetësohet.
Megjithatë, duket se 24-orëshi i fundit nuk ka qenë aspak i mirë për banorët e shtëpisë, por edhe për produksionin njëkohësisht. Pas një debati të lindur mes dy banorëve, Ganiut dhe Bleros, situata ka dalë jashtë kontrollit. Ky ka qenë edhe momenti kur transmetimi live është ndërprerë për disa orë duke ngritur dyshimet se ndërprerja është bërë e qëllimshme për arsye të sherrit.
Kanë qenë të shumë ndjekësit në rrjetet sociale që kanë shprehur pakënaqësi për këtë ndërprerje disaorëshe dhe të paparalajmëruar nga produksioni, e cila, siç u komentua, erdhi me qëllim që publiku të mos shikonte sherrin që, me gjasë, degradoi në dhunë fizike mes dy personazheve.
Në fakt, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i produksionit “BBV Kosova”. Në një njoftim zyrtar, në faqen zyrtare të formatit në Instagram, produksioni ka sqaruar: “Sot në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme të rreme se në “Big Brother Vip Kosova” ka ndodhur një rast i dhunës fizike. Lidhur me këto raportime, dëshirojmë të njoftojmë opinionin publik se lajmet janë të rreme dhe nuk ka asnjë bazë për pretendimet mbi dhunën e presupozuar. Transmetimi në kanalin “Big Brother 1 dhe 2” është ndërprerë si rezultat i një problemi teknik nga ora 01:03 – 03:19”.
Po kështu, edhe moderatori Alaudin Hamiti, në një reagim publik, ka sqaruar publikun për atë që ka ndodhur.
“Nysa, e kuptoj interesin dhe impaktin enorm që e ka “Big Brother VIP Kosova 2”, por ju lutem mos dezinformoni sa për klikime. Sot në orët e hershme të mëngjesit, si pasojë e një defekti teknik në Art Motion, dy kanalet e “Big Brother VIP Kosova”, së bashku me disa kanale tjera të platformës janë errësuar duke mos pas sinjal transmetimi.
E gjithë kjo prishje është evituar falë intervenimit të stafit teknik dhe kanalet janë kthyer në transmetim pas një ore e gjysmë. Aludimet për dhunë fizike, të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, janë të rreme.
Diskutime rreth kësaj post