Dy makina jane aksidentuar mëngjesin e së shtunën në Kretë. Ato drejtoheshin nga një shqiptar dhe një grek ka ndodhur.
Por pasi makinat janë përplasur me njëra- tjetrën, drejtuesit e tyre kanë dal jashtë dhe kanë filluar të grinden, e sherri ka degjeneruar në dhunë, ku mësohet se shqiptari ka goditur me thikë disa herë shtetasin grek dhe shokun e tij.
Sikurse raportojnë mediat greke, shqiptari pasi ka qëlluar me thikë është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa dy grekët e plagosur janë dërguar në spital
Diskutime rreth kësaj post