Kampioni kontravers i botes ne peshat e renda ne boks, britaniku, Tyson Fury, ka bere te ditur te henen terheqjen e tij nga aktiviteti nepermjet Twitter, disa dite pas publikimit ne televizionin amerikan ESPN te faktit se ai ka dale pozitiv me kokaine ne 22 shtator.
“Boksi eshte zgjedhja me e trishtuar ku une kam marre pjese, une jam me i madhi dhe po njoftoj terheqjen time”, shkruante Fury, 28 vjec, pasi shume gazeta shkruanin ne te shtunen per kontrollin e tij pozitiv.
I kontaktuar nga AFP, agjenti i Tyson Fury, Hennessy Sports, nuk ka bere asnje koment.
Fury ka postuar nje video me nje burre, i prezantuar si avokati amerikan George Kokkalenios, me titullin: “George Kokkalenios super avokat qe do te nxjerre te verteten e korrupsionit ne boks”.
“Ai nuk eshte droguar, por ky sistem eshte i korruptuar”, ka kembengulur avokati amerikan.
Por, nuk kaloi shume dhe Tyson Fury ka nderruar mendje… duke u shprehur se nuk eshte terhequr perfundimisht nga karriera! “Hahahaha, ju mendoni eshte eshte kaq e thjeshte! Une jam ketu per te qendruar. Une do triumfoj ndaj mediave”, shkruan Fury.
Diskutime rreth kësaj post