Nga Saimir Blloku
Sikur mos të mungonin fatkeqësitë natyrore, zotëria bashkisë as ka ndërmend ta leshojë stafetën.
Ky njeri që e njeh “PR-piarin” dhe beson fort te sygjestinimi që shkakton në opinion publik.
Mjafton mbjellja e një luleje për të shkaktuar lajm dhe për ta mediatizuar shpejt e shpejt.
Pas shumë peripecive që kishte kaluar në jeten e tij të vështirë, së fundmi protagonist dhe si moderator ne cdo TV kombëtar.
Madje dhe situatën katastrofike të trafikut e kthyen në emision humori në natën e ndërimit të viteve.
Po c’të thuash tjetër kur e vetmja mundësi per tu sensibilizuar me trafikun është udhëtimi nëpër rrjete sociale, e kjo pa të parë polici se përndryshe të bëjnë qokën me ndonjë gjobë.
Dhe guxo po deshe të thuash ndonjë fjalë, menjëherë të hidhen syve: “ai punon e sheh ç’ka bërë me Tiranën? Ç’do vënd e ka kthyer në kantier ndertimi, a e pe sa bukur e ndriçoj pemët, madje bluzën, pulovrën e atmosferës së Krishtëlindjeve se hoqi për një muaj. Ç’farë do më tepër?
Ç’të thuash, asnjërit nuk ju ndryshua jeta pas ardhjes së tij në krye të Tiranës edhe pse shumë qytetar nuk e besojnë këtë. Por, më keq akoma shkojnë e krahasojnë me pararendësinë e tij, që për hir të së vërtetës i vetmi ndryshim është që ky i fundit vazhdon ti bëj akoma flokët me xhel.
Po ç’i kemi bërë vallë ?
Të mendosh qe këtë vit na presin zgjedhjet parlamentare.
Ku te futemi!
A mundet që për ç’do problem apo situatë të dalësh ne TV?
A mundet që ç’do zgjidhje të arrihet vetëm në studio TV?
Mjaft! Jo si “mjafti” jot.
E dimë që padurimi yt për të fituar kënaqësinë e kumbarit tënd është i papërmbajtshëm. S’mund të jesh ndryshe vetëm si zgjatim i tij. Ashtu si modeli i kundërshtarit tuaj politikë. Duro se devotshmëria jote do shpërblehet, se s’ka si të jetë ndryshe.
Nuk çuditemi me ty o lal, por me enturazhin tënd, me ato që të bëjnë fresk edhe kur është acar.
Gjithësesi ti e di vet o lal!
Diskutime rreth kësaj post