Forcat ushtarake turke kanë publikuar pamje të nëndetëses greke në Egje, e cila konsiderohet si e pakapshme nga radarët.
Ushtria turke publikoi fotot e kapura nga forcat e tyre duke theksuar se në fakt, ndryshe nga sa ishte publikuar në mediat greke, nuk ka asgjë të “padukshme” tek nëndetëset “Type-214”.
Më herët, në mediat greke, të cilat i referoheshin burimeve ushtarake, ishin publikuar lajme se një numër nëndetëses helene gjendeshin në Egje dhe po ndiqnin zhvillimet në fshehtësi duke mos u diktuar nga turqit.
Në kushtet e një lufte edhe mediatike, Turqia ka nxjerrë fotot e njërës prej nëndetësve duke theksuar se ata dinë gjithçka po ndodh në Egjeun Lindor.
Diskutime rreth kësaj post