“Shigjeta ka dalë nga harku dhe do ta mbërrijë synimin. Në këtë rrugë që kemi nisur jemi të gatshëm të paguajmë gjithçka”.
Kështu u shpreh presidenti turk, Erdogan.
Ai riktheu në vëmendje marrëveshjet e shekullit të fundit, të cilat, Erdogan i quajti pazare të padrejta:
“Ky qëndrim i vendit tonë i hap rrugë prishjes së llogarive të shekullore. Kjo është edhe arsyeja pse na sulmojnë. Se prishja e këtyre hesapeve sjell dhimbje”.
Për këtë është i gatshëm edhe për përballje ushtarake:
“Armiqve tanë iu themi ja tek është sheshi. Ashtu siç shpirti është i lidhur me trupit edhe njerëzit dhe ushtarët janë të lidhur me këtë tokë, derisa të mbetet kufoma e fundit në këtë territor. Ne nuk heqim dorë nga kjo përpjekje. Për këtë arsye nuk hezitojmë fare që të japim dëshmorë”.
Erdogan u shpreh se Turqia ndihet e kërcënuar në rajon dhe për ato shtete drejtoi disa pyetje:
“A janë të gatshëm edhe ata që na dalin kundër në Mesdhe që të bëjnë të njëjtën sakrificë?
I pranon populli grek ato që do të vuajnë për shkak të drejtuesve të tyre të papërgjegjshëm?
E di populli francez se çfarë do të paguajë për shkak të drejtuesve të tyre të papërgjegjshëm”?
Teksa foli për të ardhmen u kthye mbrapa në kohë:
“Ne dimë shumë mirë se ku kemi qenë. E di se çfarë qëndrimesh mbajmë sot si dhe çfarë kemi si synim në të ardhmen”.
Ndërsa paralajmëroi fitore të rëndësishme në të ardhmen:
“Gushti është muaji i fitoreve. Kemi marrë shumë fitore për më shumë se 400 vjet. Në gusht fituam betejën e Mallazgirtit, pushtuam Beogradin dhe u zgjeruam në Perëndim.
Bëmë edhe Qipron pjesë të tokave tona. Edhe përpjekjet tona për të mbrojtur kufijtë në jug dhe në det i nisëm në muajin gusht.
Asnjë fitore në historinë tonë nuk është alternativë e tjetrës. Por e kundërta. Çdo fitore paralajmëron tjetrën”., përfundoi Erdogan.
Diskutime rreth kësaj post