Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan urdhëroi Ministrinë e Energjisë që të fillojë ndërtimin e një qendre gazi në Turqi pas bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin. Erdogan shtoi se të dyja vendet do të fillojnë menjëherë të punojnë për propozimin e Putinit për transportimin e gazit rus në Evropë dhe se nuk do të ketë pritje. Putin tha dje në takimin me Erdoganin se Turqia është rruga më e besueshme për dërgimin e gazit në Bashkimin Evropian dhe propozoi ndërtimin e një qendre gazi në atë vend.
“Gjatë funksionimit të qendrës, të cilën ne mund ta ndërtonim së bashku, sigurisht që do të ishte një platformë jo vetëm për tregtimin e gazit, por edhe për përcaktimin e çmimit, që është një çështje shumë e rëndësishme – çështja e çmimit,” tha Putin.
Ai shtoi se këto çmime janë jashtëzakonisht të larta dhe se ato mund t’i drejtojnë lehtësisht në një nivel normal tregu, pa asnjë ngjyrim politik.
Më herët të mërkurën, Putin la të kuptohet se Rusia mund të ndërtojë një qendër të madhe gazi në Turqi duke devijuar furnizimet e destinuara për tubacionin Nord Stream nën Detin Baltik, i cili u dëmtua nga shpërthimet muajin e kaluar. Autoritetet suedeze dhe daneze janë duke i hetuar shpërthimet si akte sabotimi, por ende nuk kanë thënë se kush besojnë se qëndron pas tyre.
Erdogan shtoi se të dyja vendet do të fillojnë menjëherë të punojnë për propozimin e Putinit për transportimin e gazit rus në Evropë dhe se nuk do të ketë pritje.
Diskutime rreth kësaj post